Në fshatin Romajë të Prizrenit kanë nisur punimet për vendosjen e gypave, me qëllim të funksionalizimit të rrjedhës së ujit dhe parandalimit të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe shtëpive përreth.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, punimet po përcillen nga afër nga drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, për të siguruar mbarëvajtjen e tyre dhe adresimin e nevojave të banorëve.
Totaj ka theksuar se këto ndërhyrje kanë rëndësi për mbrojtjen e pronave të qytetarëve dhe tokave bujqësore, veçanërisht në rast të reshjeve të mëdha. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

