KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

FFK-ja investon në Bërnicë, Agim Ademi njofton për ndërtimin e fushës së re për FC Prishtinën

FFK-ja investon në Bërnicë, Agim Ademi njofton për ndërtimin e fushës së re për FC Prishtinën

Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, ndërsa projekti i radhës është ndërtimi i një fushe futbolli për FC Prishtinën në Bërnicë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi, ku ka theksuar se investimi po realizohet në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s.

Sipas Ademit, fusha e re do t’i shërbejë klubit për zhvillimin e stërvitjeve dhe përgatitjen e skuadrës, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Postimi i tij i plotë:

Investojmë në infrastrukturë, ndërtojmë të ardhmen e futbollit
Në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s, Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me përkushtim investimet në infrastrukturën sportive, me synimin që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.
Projekti i radhës është ndërtimi i fushës së futbollit për FC Prishtina në Bërnicë, një investim i rëndësishëm që do t’i shërbejë klubit për zhvillimin e stërvitjeve, përgatitjen e skuadrës dhe, mbi të gjitha, zbulimin e kultivimin e talenteve të reja.
Zhvillimi i futbollit nis nga krijimi i kushteve të duhura për punë, nga investimi te gjeneratat e reja dhe nga ndërtimi i një infrastrukture që u mundëson futbollistëve të rriten e të përparojnë. Prandaj, për FFK-në, çdo projekt i tillë përfaqëson një hap konkret drejt një të ardhmeje më të mirë për futbollin tonë.
Falë bashkëpunimit me UEFA-n dhe përmes programit HatTrick, po vazhdojmë të ndërtojmë hapësira të reja për stërvitje e zhvillim, duke forcuar bazën mbi të cilën do të ndërtohen sukseset e ardhshme të futbollit tonë. Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, ndërsa projekti i radhës është ndërtimi i një fushe futbolli për FC Prishtinën në Bërnicë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përmes një postimi, ku ka theksuar se investimi po realizohet në kuadër të programit HatTrick të UEFA-s. Sipas Ademit, fusha e re do t’i shërbejë klubit për zhvillimin e stërvitjeve dhe përgatitjen e skuadrës, si dhe do të krijojë kushte më të mira për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.