Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se në takimin me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik.
Përmes një postimi, Çitaku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi, transmeton lajmi.net.
Ajo ka shprehur shpresën që Kosova së shpejti të bëhet pjesë e familjes euroatlantike, duke vlerësuar se bashkëpunimi me SHBA-në është i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e vendit.
Çitaku ka folur edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si të drejtë dhe çlirimtare.
“UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse”, ka shkruar ajo.
Sekretarja e PDK-së ka kundërshtuar gjithashtu paraqitjen e luftës së UÇK-së si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, duke thënë se një interpretim i tillë cenon të vërtetën e asaj që, sipas saj, u mbrojt bashkë me aleatët.
“Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente”, ka theksuar Çitaku.
Në fund, ajo ka falënderuar SHBA-në dhe senatorët amerikanë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Postimi plotë:

