KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qalaj pret që Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ

Qalaj pret që Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj pret që presidentja Justina Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ.

“Është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar pa anëtarin e 11-të tashmë një kohë të gjatë. Siç e dini, as ish-presidentja Osmani dhe as ish-ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Haxhiu, nuk e kanë dekretuar anëtarin e 11-të të KQZ-së. Shpresoj që presidentja e re ta emërojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e nevojshme që KQZ-ja të kompletohet dhe të vazhdojë të funksionojë normalisht”, tha Qalaj.

I pyetur lidhur me ushtrimin e kompetencave kushtetuese të presidentes për emërimin e anëtarit të 11-të, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se i takon asaj, Qalaj është shprehur se pret që vendimi të mbështetet në praktikën e mëparshme dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj se presidentja do t’i ushtrojë funksionet e saj dhe do të bazohet si në përvojën e së kaluarës, ashtu edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Padyshim që anëtari i 11-të, apo anëtari i dytë, do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Duke folur për urgjencën e këtij procesi, Qalaj ka nënvizuar se plotësimi i përbërjes së KQZ-së duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

“Është shumë e nevojshme. Sa më shpejt që të bëhet, aq më mirë”, ka theksuar Qalaj.

Çështja e anëtarit të 11-të të KQZ-së ekziston si problematikë që nga koha e ish-presidentes Vjosa Osmani. Edhe asaj, VV-ja ia kishte propozuar tre kandidatë, ndërsa PDK-ja dy. Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, por Kushtetuesja e kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e saj.

Kushtetuta parasheh që gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha shqiptare që janë të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar nga komuniteti joshumicë serb dhe tre të tjerë nga komunitetet joshumicë joserbe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.