KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

VLEN: Korridori 8, investim në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen evropiane

VLEN: Korridori 8, investim në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen evropiane

Nisja e punimeve në autostradën Bukojçan-Kërçovë shënon një zhvillim të rëndësishëm në realizimin e Korridorit 8 dhe në forcimin e lidhjeve infrastrukturore të Maqedonisë së Veriut me rajonin, thonë nga VLEN.

“Për VLEN-in, Korridori 8 është një interes strategjik kombëtar dhe një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes këtij projekti, përmirësohet lidhja me Shqipërinë dhe Bullgarinë, lehtësohet transporti i mallrave dhe krijohen kushte më të favorshme për investime e bashkëpunim ekonomik.

Korridori 8 është një nga projektet që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të vendit. Çdo segment që nis të ndërtohet e afron Maqedoninë e Veriut me një rrjet modern rrugor dhe me një rol më të rëndësishëm në lidhjet tregtare të rajonit.

VLEN-i e konsideron avancimin e këtij korridori pjesë të angazhimit për zhvillim ekonomik, lidhje më të mira rajonale dhe integrim evropian.

Synimi është që pozita gjeografike e vendit të shndërrohet në përparësi ekonomike, me infrastrukturë që u shërben qytetarëve, bizneseve dhe gjeneratave të ardhshme”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.