Analistja Edlira Qefalija Zeka ka deklaruar se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Kosovë.
Në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se Kosova është më e lirë në disa kategori, duke filluar nga energjia elektrike dhe nafta, e deri te produktet bazike ushqimore.
“Nëse e bëj krahasimin me Shqipërinë, që e di më së miri, Kosova është shumë herë më e lirë, duke filluar nga energjia, nga nafta, si dhe nga produktet bazike si mielli, buka, qumështi e të tjera”, tha Qefalija Zeka.
Ndërkohë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.
Burimi: klankosova.tv ↗

