KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit në Zvicër, autoritetet sigurojnë se nuk ka mungesë

Vonesa në shpërndarjen e vaksinave kundër gripit në Zvicër, autoritetet sigurojnë se nuk ka mungesë

Një pjesë e konsiderueshme e dozave të vaksinës kundër gripit në Zvicër po përballen me vonesa në dorëzim. Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) siguron se nuk bëhet fjalë për mungesë vaksinash.

Rreth 40 për qind e dozave janë prekur nga vonesat dhe pritet të mbërrijnë deri në javën e tretë të nëntorit, raporton Arcinfo.

Në mesin e shtatorit, Zyra Federale e Shëndetit Publik kishte njoftuar për vonesat. E kontaktuar lidhur me këtë çështje, ajo ka sqaruar se vonesat nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht mungesë të vaksinave, transmeton Telegrafi.

Sipas autoriteteve, edhe personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut do të kenë mundësi të vaksinohen para fillimit të valës së gripit.

Autoritetet rekomandojnë verifikimin e disponueshmërisë

Zyra Federale e Shëndetit Publik u rekomandon personave që dëshirojnë të vaksinohen të kontaktojnë mjekun ose farmacinë e tyre për të mësuar nëse vaksina është e disponueshme.

Konfederata Zvicerane nuk pret një valë të konsiderueshme të gripit para mesit të dhjetorit. Për këtë arsye, sipas autoriteteve, vaksinimi në fund të nëntorit do të sigurojë mbrojtje në kohë.

Organizohet një javë e dytë kombëtare vaksinimi

Për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave, autoritetet shëndetësore kanë organizuar një javë të dytë kombëtare vaksinimi, e cila do të mbahet nga 23 deri më 28 nëntor.

Java e parë e vaksinimit do të zhvillohet sipas planit, nga 2 deri më 7 nëntor./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.