KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku senatorëve amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë

Çitaku senatorëve amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë

Sot, në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin folën për raportin e veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Çitaku thotë se ShBA-ja ka qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

“Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike. UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse”, ka shkruar ajo.

Pos tjerash, ajo tha se lufta e popullit ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare.

“Paraqitja e saj si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente. Mirënjohje SHBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.