KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti turk Erdogan uron presidenten Shiroka -Pula: Bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë

Presidenti turk Erdogan uron presidenten Shiroka -Pula: Bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur Presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula.

Në përfundim të letrës, Presidenti Erdoğan i ka uruar Presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.