KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit

FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në lokacione të ndryshme të Komunës së Obiliqit, nga 13 tetori deri më 5 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Obiliqit, aktivitetet do të zhvillohen në Vrellë, Harilaq dhe Hade, sipas këtij orari:

  • 13–16 tetor – Vrellë: Praktikë e hyrjes me eksploziv brenda kampit.
  • 21 tetor – Harilaq: Shkatërrimi i objekteve të betonit.
  • 23 tetor – Harilaq: Praktikë e shpërthimit të minave artizanale.
  • 29 tetor – Vrellë: Praktikë me inicues specialë dhe përgatitja e eksplozivëve detarë.
  • 30 tetor – Harilaq: Praktikë me eksplozivë detarë.
  • 5 nëntor – Hade: Goditja e objektivave.

Gjatë kësaj periudhe, banorët e këtyre zonave mund të vërejnë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillimin e ushtrimeve të ndryshme.

Komuna ka njoftuar se aktivitetet janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së dhe ka kërkuar që qytetarët, veçanërisht banorët e zonave të përmendura, të informohen paraprakisht për të shmangur shqetësimet eventuale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.