KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pilotët raportuan një dron të dyshimtë pranë pistës, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Nurembergut në Gjermani

Pilotët raportuan një dron të dyshimtë pranë pistës, ndërpriten fluturimet në aeroportin e Nurembergut në Gjermani

Operacionet e fluturimit në Aeroportin “Albrecht Dürer” të Nurembergut u ndërprenë përkohësisht të martën herët, pasi disa pilotë raportuan se kishin parë një dron të dyshimtë pranë pistës.

Policia bëri të ditur se raportimet erdhën nga tre pilotë të ndryshëm gjatë manovrave të ngritjes dhe uljes, në intervalin kohor midis orës 02:00 dhe 04:00 me orën lokale.

Si reagim, policia kufitare, në bashkëpunim me administratën e aeroportit dhe kontrollin gjerman të trafikut ajror, nisi një operacion të menjëhershëm sigurie, ndërsa ngritjet dhe uljet u pezulluan si masë paraprake, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Masat e ndërmarra, të cilat përfshinin ndër të tjera edhe përdorimin e një helikopteri policie, nuk çuan në konfirmimin e objektit të raportuar”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Michael Petzold.

Sipas tij, “inspektorati i policisë kufitare të Nurembergut po kryen tani hetime të mëtejshme për të sqaruar ngjarjen”.

Raportimi erdhi në një kohë shqetësimi në rritje në Gjermani lidhur me incidentet me dronë pranë aeroporteve dhe infrastrukturave të tjera kritike.

Në muajin gusht, autoritetet gjetën një dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, pranë një aeroplani transporti ukrainas.

Zyrtarët gjermanë akuzuan Rusinë se kishte kryer tentativën për sulm si pjesë e operacioneve të saj hibride, të projektuara për të përhapur frikë te publiku dhe për të ushtruar presion mbi Berlinin që të reduktonte mbështetjen për Ukrainën.

Moska i mohoi këto akuza. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.