Një 7-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga rrëzimi i një orendie në shtëpi në fshatin Pavlan të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, ka thënë për “Zërin”, se për rastin ishin njoftuar më 11 tetor, ku e njëjta ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinikë dhe Universitare të Kosovës (QKUK), e cila për shkak të plagëve të marra, sot ka ndërruar jetë.
“Me datë 11.10.2026, jemi njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pa jetë i viktimës ju kthehet familjarëve”, treguar Elezaj. /Zëri

