Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i kishte pësuar nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Sipas tij, rasti ishte raportuar më 11 tetor 2026, në fshatin Pavlan të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se sot është njoftuar për vdekjen e vajzës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u është kthyer familjarëve. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

