KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humb jetën vogëlushja nga Peja, e zuri një orendi në shtëpi

Humb jetën vogëlushja nga Peja, e zuri një orendi në shtëpi

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj në Pavlan të Pejës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Shermet Elezaj.

Ai bëri të ditur se dy ditë më parë, policia ishte njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

Sot, të njëjtit janë njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës ju kthehet familjarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.