Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për rizgjedhjen për një mandat të ri pesëvjeçar.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare.
Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi, në legjislaturën e njëmbëdhjetë, do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit.
“Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se llogaridhënia është detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

