KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku dhe Gjini takojnë senatorët amerikanë, flasin për dialogun strategjik dhe anëtarësimin në NATO

Abdixhiku dhe Gjini takojnë senatorët amerikanë, flasin për dialogun strategjik dhe anëtarësimin në NATO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Aleancës,  Ardian Gjini, kanë takuar sot senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në takime të ndara në Prishtinë.

Të dy liderët politikë kanë njoftuar për takimet përmes postimeve në Facebook, ku kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit me senatorët amerikanë ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

Ai ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se Kosova duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj kryesor.

“Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar gjithashtu se miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit politik të partisë që drejton.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se takimi me Shaheen dhe Durbin është zhvilluar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Gjini ka thënë se gjatë takimit ka ngritur çështjen e sigurisë rajonale, duke e cilësuar Serbinë si burimin kryesor të jostabilitetit në rajon dhe duke përmendur, sipas tij, synimet e saj për zgjerim dhe ndryshim të kufijve.

Ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen e SHBA-së, është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin demokratik të vendit.

Për Gjinin, bashkëpunimi i ngushtë me Uashingtonin është gjithashtu i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt për investime dhe për forcimin e institucioneve të pavarura.

“Për Aleancën, rreshtimi gjeopolitik me SHBA-të është garancia e vetme për një terren të sigurt investimesh, zhvillim të qëndrueshëm dhe institucione të forta e të pavarura”, ka shkruar Gjini.

Në përfundim të postimit, ai ka vlerësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët amerikanë, duke shkruar: “Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.