KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qorrolli: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës duhet të përmbyllet vitin e ardhshëm, s’duhet të lidhet me Specialen

Qorrolli: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës duhet të përmbyllet vitin e ardhshëm, s’duhet të lidhet me Specialen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, është prioritet kombëtar i vendit, dhe gjë që është domosdoshmëri.

Qorrolli, ka shtuar edhe se, anëtarësimi do t’i jepte Kosovës ‘’kredibilitet’’ edhe më të madh ndërkombëtar.

‘’Anëtarësimi në Këshill të Evropës është prioritet kombëtar i Kosovës, jo vetëm për zbatimin e vendimeve të tij të cilat edhe janë të aplikueshme në Kosovë me Kushtetutë, por edhe me anëtarësimin në Gjykatën Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Kështu që kjo është një domosdoshmëri dhe më pas duhet me prit një momentum të parë, i cili do të na lejojë që të bëjmë aplikimin zyrtar. Është urgjencë dhe kjo do t’i jepte Kosovës një kredibilitet më të madh ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe lirive të njeriut. Dhe më pastaj është fuqi politike të cilat Bashkimi Evropian, por edhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës, do të duhej të reflektonin dhe t’i japin mundësi Kosovës, sepse kemi mbetur vendi i fundit në kontitent pa u anëtarësuar në Këshill të Evropës’’, ka deklaruar ai.

I pyetur se a duhet të ketë një agjendë shtetërore lobimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, por edhe për çështjen e dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Qorrolli, ka thënë se, këto dy çështje s’duhet të ndërlidhen, dhe se, kuvendi e qeveria do të bëjnë ‘’çdo gjë që të jetë e mundur’’ që procesi në fjalë të përmbyllet vitin tjetër.

‘’Pa tjetër këto nuk do t’i ndërlidhja, çështjet e gjykimeve në Dhomat e Specializuara dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Nëse ndokush eventualisht vetë Këshilli Evropës, Bashkimi Evropian do t’i ndërlidhi, kjo do të ishte gabim fatal. Ne si Kuvend, dhe si komision, do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur, gjithashtu edhe ekzekutivi që vitin e ardhshëm të përmbyllet ky proces. Është shndërruar fatkeqësisht në çështje politike, ndërsa do të duhej të jetë në procedurë teknike. Ne i plotësojmë të gjitha kushtet për të qenë anëtar, dhe kjo do të duhej të ishte proces teknik. Fatkeqësisht është shndërruar në proces politikë, dhe nuk do të duhet të shantazhohet Republika e Kosovës për anëtarësim atje’’, ka deklaruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.