KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin më pas ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.

Sipas njoftimit, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë, me synimin për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve policore.

Po ashtu, Sindikata ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e vlerësuar këtë kontribut si një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.