Anita Muçaj-Haradinaj ka festuar ditëlindjen e saj të 46-të, me këtë rast nuk ka munguar as urimi i veçantë nga bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës ka zgjedhur ta urojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë një fotografi krah bashkëshortes së tij.
“Gëzuar ditëlindja Anitë, edhe shumë tjera të lumtura”, ka shkruar Ramushi në Facebook.
Çifti është ndër emrat e njohur të jetës publike në Kosovë, ndërsa herë pas here ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.
Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve, të cilët i mbajnë kryesisht larg vëmendjes publike.
Pavarësisht angazhimeve të tyre, çifti vazhdon të shfaqet së bashku në raste të ndryshme familjare dhe publike.
Urimi i Ramushit për ditëlindjen e Anitës është një tjetër moment i ndarë me ndjekësit, duke shënuar kështu një ditë të veçantë për familjen Haradinaj. /Telegrafi/

