Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Përmes një postimi, Musliu-Shoshi bëri të ditur se në kuadër të mbledhjes është miratuar plani i punës dhe fushëveprimi i Komisionit, transmeton Klankosova.tv.
Ajo theksoi se hartimi i një strategjie institucionale për çështjen e Hagës është i domosdoshëm për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.
Ndërkaq, deputetja nënvizoi se ndër prioritetet kryesore të Komisionit mbeten anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe forcimi i marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

