KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike

Sali: Maqedonia e Veriut kërkon përfshirje domethënëse të vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në mëngjesin e punës të organizuar në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, theksoi rëndësinë e përfshirjes së vendeve kandidate që nga fillimi në Qendrën Evropiane për Reziliencë Demokratike, thuhet në njoftimin e MSÇE-së.

Sali nënvizoi se manipulimi i informacionit nga aktorë të huaj, sulmet kibernetike dhe presionet ndaj mediave të pavarura dhe shoqërisë civile përbëjnë kërcënime të përbashkëta për shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.
Sipas tij, qëndrueshmëria demokratike është bërë pjesë thelbësore e sigurisë evropiane.

Përfshirja në këtë qendër do t’i mundësonte Maqedonisë së Veriut qasje më të shpejtë në vlerësimet evropiane të kërcënimeve, mekanizmat e paralajmërimit të hershëm, ekspertizën dhe rrjetet operacionale. Njëkohësisht, do të forconte kapacitetet për luftimin e dezinformimit, komunikimin strategjik, sigurinë kibernetike dhe mbështetjen për mediat e pavarura e shoqërinë civile, duke ndihmuar edhe reformat në fushat themelore të procesit të anëtarësimit.

Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut synon të jetë jo vetëm përfituese, por edhe kontribuuese aktive, duke ndarë përvojën e saj në përballjen me kërcënimet hibride. Ai bëri të ditur se kanë nisur përgatitjet e brendshme për pjesëmarrje substanciale, se Ministria e Drejtësisë është caktuar institucion koordinues dhe se janë emëruar pikat e kontaktit për komunikim me Sekretariatin e Qendrës.

Në përfundim, Sali bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se përfshirja e hershme e vendeve kandidate në instrumentet evropiane e bën zgjerimin një kontribut konkret për sigurinë, demokracinë dhe unitetin e Evropës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.