KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rikthehet në syrin e publikut pas 60 vjetësh, radhë të gjata për pikturën e Van Goghut

Rikthehet në syrin e publikut pas 60 vjetësh, radhë të gjata për pikturën e Van Goghut

Qindra njerëz qëndruan në radhë të martën në Hong Kong për të parë një pikturë të Vincent van Gogh-ut, e cila nuk është ekspozuar kurrë publikisht në më shumë se gjashtë dekada, ku pritet të shitet për rreth 180 milionë dollarë.

Ankandi i 18 nëntorit do të testojë qëndrueshmërinë e tregut të artit të nivelit të lartë, ku koleksionistët kanë vazhduar të konkurrojnë për vepra të rralla e të çmuara, pa u ndikuar nga pasiguria e përgjithshme ekonomike.

Piktura pritet të vendosë një rekord të ri në ankand për një vepër të Van Goghut, tha Scott Niichel, nga departamenti i artit modern dhe bashkëkohor i "Sotheby's" në Nju Jork.

Piktura, e cila paraqet një gështenjë gjigante në lulëzim me një kurorë lulesh që dominon kompozicionin, do të shitet si pjesë e një koleksioni prej 12 veprash që nuk janë ekspozuar prej kohësh, përfshirë punime nga Paul Cézanne dhe Claude Monet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Pesë prej tyre u prezantuan në shtëpinë e ankandeve Sotheby's në Londër në fund të shtatorit, duke përfshirë "Arlequin" të Cézanne-it dhe "Le Jardin des Tuileries" të Monet-it.

Pas vdekjes së Van Gogh në korrik të vitit 1890, "Châtaigniers en fleurs" (Gështenjat në lulëzim) kaloi te vëllai i tij, Theo, dhe më pas te Johanna van Gogh-Bonger, si dhe te djali i tyre, Vincent Willem.

Më vonë, ajo u bë pronë e botuesit gjerman Samuel Fischer, themeluesit të shtëpisë botuese "S. Fischer Verlag", përpara se të hynte në koleksionin e George "Buddy" DeSylva-s, kantautorit dhe producentit amerikan të filmit, si dhe bashkëthemeluesit të "Capitol Records".

Në vitin 1953, piktura u ble nga koleksionistja Harriet Harris-Jonas; koleksioni i saj konsiderohej aq i rëndësishëm, saqë Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork organizonte vizita për dashamirësit e artit që të shihnin veprat në apartamentin e saj në Fifth Avenue.

Piktura u ble nga familja Blaquier prej tregtarit të artit Wildenstein në vitin 1975.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.