KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shpërthen me eksploziv makina e bashkëshortes së avokatit të njohur në Tiranë

Shpërthen me eksploziv makina e bashkëshortes së avokatit të njohur në Tiranë

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. Mësohet se automjeti i përket bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri.

Automjetit i ishte vendosur lëndë eksplozive, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin kur makina ishte e parkuar në ambientet e parkimit të pallateve. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 09:15, në rrugën 'Nikolla Lena', para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit, si dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm.

Deri tani, shkaqet dhe motivet e mundshme të ngjarjes mbeten të paqarta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.