Lionel Messi do të jetë një nga atraksionet kryesore në galanë e “Topit të Artë” pas konfirmimit se ai do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 26 tetor.
Sipas një raporti ekskluziv të zbuluar nga gazetari Juan Jesus, prania e yllit të Rosarios dhe fituesit rekord të të gjitha kohërave të çmimit do të jetë shumë më tepër sesa thjesht një paraqitje e shkurtër ceremoniale.
Messi do të ngarkohet me detyrën e dorëzimit personal të trofeut prestigjioz fituesit të ri të edicionit të këtij viti.
Përfshirja e Messit, i cili e ka fituar këtë nder tetë herë, një rekord, i shton një cilësi të jashtëzakonshëm një galaje që tashmë po merrte formën si një nga më të kontestuarat dhe të debatuara në kujtesën e kohëve të fundit.
Ndryshe, favoritët kryesor për ta fituar këtë çmim këtë vit janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/

