KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s është zgjedhje strategjike

Osmani: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s është zgjedhje strategjike

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një zgjedhje strategjike të bazuar në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe aleancës euroatlantike.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka rikujtuar edhe njëvjetorin e pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka bërë të ditur se ky çmim ishte hera e parë në histori që i ndahej një përfaqësueseje nga Kosova.

“Kosova e di çmimin e lirisë dhe e njeh vlerën e paqes”, ka shkruar Osmani, duke nënvizuar se synimi për anëtarësim në NATO nuk është thjesht aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e popullit të Kosovës.

Sipas saj, ky vlerësim përfaqëson një mirënjohje për Kosovën, për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për kontributin e grave dhe vajzave në vend, si gjatë luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.

Osmani ka vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në ndërtimin e paqes dhe forcimin e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në rrugëtimin e Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.