Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Sheshin e Qytetit në Gjilan, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, për motive ende të panjohura ka fyer zyrtarët policorë. Situata është përshkallëzuar gjatë arrestimit, kur i dyshuari ka rezistuar, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

