Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, pritet të ngjitet në skenë vetëm disa ditë pas publikimit të videove intime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram, të cilin artistja e ka shpërndarë në profilin e saj.
Eli Fara do të performojë në një nga klubet e Tiranës, së bashku me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se, pas publikimit të videove, këngëtarja reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se do të vazhdojë ta mbajë kokën lart. Ajo gjithashtu falënderoi familjen, miqtë dhe kolegët që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur, si publikisht, ashtu edhe privatisht.
Burimi: klankosova.tv ↗

