Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e Gani Gecit për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor, kur i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kanosjes ndaj viktimës, mashkull kosovar, gazetar, raporton lajmi.net
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta fshinte ose ta ndryshonte një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, por ai kishte refuzuar.
Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi ai ishte kërcënuar dhe kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.
“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj./Lajmi.net/

