Policia ka ndaluar dy persona në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore janë gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, gjatë patrullimit të policisë, kur zyrtarët kanë hasur në dy automjete, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të Shqipërisë.
Automjetet drejtoheshin nga dy meshkuj, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Burimi: klankosova.tv ↗

