Një person ka humbur jetën të hënën në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Në raport bëhet e ditur se ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërkaq, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

