Një person derisa ka qenë në stacion policor për të raportuar pas një mosmarrëveshje me një qiradhënës ka shfaqur shenja të nervozës dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:50 në stacionin policor-jugu, në Prishtinë.
Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK-Prishtinë ndërsa pritet që intervistimi i tij të bëhet në vijim
“Stacioni Policor-Jugu, Prishtinë 12.10.2026 – 12:50. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në stacion policor për të raportuar një mosmarrëveshje me një qiradhënës, ka shfaqur shenja të nervozes dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar për trajtim në Forenzikën e Psikiatrisë në QKUK-Prishtinë ndërsa pritet që intervistimi i tij të bëhet në vijim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

