KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dy anije u goditën nga dronët në Detin e Zi, njëra u mbyt – thotë kryeministri i Bullgarisë

Dy anije u goditën nga dronët në Detin e Zi, njëra u mbyt – thotë kryeministri i Bullgarisë

Dy anije u goditën nga dronët në Detin e Zi dhe njëra prej tyre u mbyt, deklaroi të martën kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth 24 kilometra larg bregdetit bullgar, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit në fjalë, Radev nuk dha informacione të mëtejshme mbi origjinën e anijeve apo ngarkesën që mund të kenë pasur në bord.

Ai gjithashtu nuk dha informacion se nga mund të kenë ardhur dronët.

Kjo nuk është hera e parë që Bullgaria raporton një incident të tillë në Detin e Zi.

Në fillim të këtij muaji, Radev e cilësoi si “absolutisht të papranueshëm” një sulm me dron të ndodhur më 6 tetor, rreth 130 km larg bregdetit të vendit.

Një anije tregtare u mbyt dhe një tjetër pësoi dëmtime. Radev nuk përcaktoi se kush ishte përgjegjës, pasi hetimet ishin ende në vazhdim.

Ministrja e Jashtme rumune, Oana-Silvia Țoiu, e përshkroi një incident fatal të ndodhur një ditë më parë pranë bregdetit të vendit të saj si “një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Ndërkohë, një anije mallrash në pronësi turke, që transportonte grurë ukrainas, mori flakë dhe më pas u mbyt pranë brigjeve të Rumanisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se anija ishte sulmuar nga dronë rusë. Dy persona në bord humbën jetën.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i dënoi të dyja incidentet.

“Situata në Detin e Zi është gjithnjë e më shqetësuese”, tha ajo. “Sulmet ndaj anijeve civile janë të papranueshme”.

Këto incidente kanë rikthyer vëmendjen te aftësia e Evropës për të mbrojtur transportin detar dhe infrastrukturën kritike në Detin e Zi, më shumë se një vit pasi BE-ja nisi një strategji për forcimin e sigurisë në rajon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.