KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Përfundojnë minifushat sportive në tri fshatra të Suharekës

Përfundojnë minifushat sportive në tri fshatra të Suharekës

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Suharekë ka njoftuar se kanë përfunduar projektet për realizimin e minifushave sportive në fshatrat Studençan, Savrovë dhe Bllacë.

Sipas njoftimit të drejtorisë, këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.

Drejtoria ka bërë thirrje për kujdesin dhe mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, duke theksuar se ruajtja e tyre është përgjegjësi e përbashkët.

“Ftojmë të gjithë shfrytëzuesit që të kujdesen për to, në mënyrë që këto investime publike të ruhen dhe të shërbejnë për shumë vite në të mirë të komunitetit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.