Filmi horror “Other Mommy” me Jessica Chastain në rolin kryesor, ka tejkaluar pritshmëritë në fundjavën e parë të shfaqjes në Amerikën e Veriut, duke arkëtuar rreth 23.7 milionë euro.
Në të kundërt, “The Social Reckoning”, drama që rikthehet te historia e Facebook-ut, ka regjistruar rezultate të dobëta, me vetëm rreth 4.7 milionë euro në tregun amerikan.
Pavarësisht suksesit në arkëtime, “Other Mommy” është pritur dobët nga kritikët dhe publiku.
– YouTube www.youtube.com
Filmi ka marrë vetëm 19 për qind në Rotten Tomatoes dhe notën “D+” në sondazhet e CinemaScore.
Megjithatë, buxheti relativisht modest, rreth 15.5 milionë euro, i jep mundësi të mbulojë më lehtë shpenzimet.
Me përfshirjen e tregut ndërkombëtar, të ardhurat globale kanë arritur afërsisht 39.3 milionë euro.
Ndërkohë, “The Social Reckoning”, me regji dhe skenar të Aaron Sorkin, nuk ka arritur të tërheqë interesin e pritur.
Filmi ka grumbulluar rreth 3 milionë euro në 29 tregje ndërkombëtare, ndërsa të ardhurat globale në nisje kanë qenë rreth 7.7 milionë euro.
– YouTube www.youtube.com
Me një buxhet prodhimi prej afro 25.8 milionë eurosh, suksesi i tij komercial mbetet i pasigurt.
Filmi i ri ndjek një inxhiniere të Facebook-ut, të luajtur nga Mikey Madison, e cila i zbulon një gazetari, personazhit të interpretuar nga Jeremy Allen White, mijëra dokumente të brendshme për të ekspozuar praktikat e kompanisë.
Megjithatë, krahasimi me “The Social Network” të vitit 2010 është i vështirë, filmi i parë arkëtoi rreth 193 milionë euro në mbarë botën dhe fitoi katër çmime Oscar. /Telegrafi/

