Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka vlerësuar se Serbia po vazhdon ta përdorë narrativën për Kosovën për përfitime politike dhe elektorale, duke e cilësuar atë si një qasje të përsëritur që nga viti 1999.
Në një intervistë në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit, duke theksuar se më shqetësuese janë deklaratat që vijnë nga persona me përgjegjësi shtetërore.
“Kjo narrativë fatkeqësisht është e përsëritshme pas vitit 1999, e njëjta narrativë ka qenë edhe në vitin 2023, nëse nuk gaboj, kur i kanë pasur zgjedhjet. Ish-presidenti me të njëjtën narrativë ka zhvilluar aktivitetet politike, por jo vetëm në fushata elektorale, por edhe kur kanë kriza të brendshme”, ka deklaruar Gashi.
Gashi ka paralajmëruar se kjo retorikë mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë./Klankosova.tv

