KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdekja e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Vdekja e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, ndalohet një person për 48 orë

Një 31-vjeçar është ndaluar për 48 orë në lidhje me vdekjen e një punëtori 54-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se u rrëzua nga kati përdhes në bodrumin e një objekti ku po zhvilloheshin punime ndërtimore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se viktima është M.M., 54 vjeç, ndërsa i dyshuari B.T., 31 vjeç, është ndaluar për 48 orë.

“Viktima është M.M., 54 vjeç, ndërsa B.T., 31 vjeç, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’”, ka bërë të ditur Veseli.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.