KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit

Gjendet turisti që humbi orientimin në zonën e Karaburunit

Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit të Shqipërisë, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime, ndërhyrja e forcave të Njësisë Speciale Delta bëri të mundur lokalizimin e tij dhe nisjen e transportimit drejt qytetit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, angazhimi i forcave speciale nisi rreth orës 18:00, pas njoftimit për situatën në të cilën ndodhej shtetasi amerikan.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Njësisë Speciale Delta u angazhuan në terren për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e tij nga zona. Pas kërkimeve që zgjatën për disa orë, rreth orës 20:45, u arrit lokalizimi i shtetasit amerikan”.

“Pas gjetjes, u bë e mundur organizimi i transportimit të tij drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar dëmtimet e pësuara. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë”./abcnews.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.