KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Houthët kërcënojnë me një “përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme” nëse SHBA-ja përfshihet në luftën e Jemenit

Houthët kërcënojnë me një “përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme” nëse SHBA-ja përfshihet në luftën e Jemenit

Një anëtar i lartë i milicisë Houthi të Jemenit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për një “përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme” nëse ato përfshihen në luftën në Jemen.

“Nëse SHBA-ja përfshihet në agresionin kundër Jemenit, ne nuk do të hezitojmë për vendimin për t’u kundërpërgjigjur. Përkundrazi, do të ketë një përgjigje të shpejtë dhe të dhimbshme që do të vërë në shënjestër SHBA-në dhe të gjitha interesat e saj në rajon”, ka thënë Mohammed Al Bukhaiti, anëtar i byrosë politike të Huthive, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai gjithashtu paralajmëroi “të gjithë punonjësit në objektet e naftës dhe aeroportet saudite që të qëndrojnë larg këtyre vendeve, pasi ato janë bërë objektiva legjitime”.

Pas një sulmi vdekjeprurës të shtunën në aeroportin e Riadit, ku humbën jetën 13 persona, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po shqyrton mundësinë e bashkimit me sulmet saudite kundër grupit të lidhur me Iranin.

Trump tha se sulmi është “i papranueshëm” dhe se do të bisedojë me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, duke u thënë gazetarëve se SHBA-ja “do ta shqyrtojë” mundësinë e pjesëmarrjes në sulmet ajrore saudite. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.