KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti i dytë ndaj Thaçit, flet avokati Mehmeti (VIDEO)

Rasti i dytë ndaj Thaçit, flet avokati Mehmeti (VIDEO)

Avokati Nazim Mehmeti ka folur për pritjet e tij lidhur me vendimin në rastin e dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili pritet të shpallet më 17 nëntor në Hagë.

Mehmeti tha se prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal prej gjashtë vjetësh në çështjen që lidhet me tentim-pengimin e drejtësisë.

“Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet, faktikisht maksimumin e dënimit”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai theksoi se vendimi përfundimtar mbetet në dorën e gjykatës, e cila mund të caktojë një dënim më të ulët se maksimumi i kërkuar.

“Unë mendoj që do t’i dënojnë. 6 vjet, maksimumin e kanë kërkuar, sa i përket çështjes së Hashim Thaçit, këta të tjerët më duket se më pak e kanë kërkuar, por tash nuk e di sa vendosë gjykata, e gjejnë një mes, maksimumi nuk do të duhej të ishte, por mendoj se edhe edhe ata do t’ia rëndojnë procesin”, tha Mehmeti./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.