KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Cuorerosso vërteton se Alfa Romeo “nuk lëshon pe” kur bëhet fjalë për dizajnin

Cuorerosso vërteton se Alfa Romeo “nuk lëshon pe” kur bëhet fjalë për dizajnin

Alfa Romeo prezanton konceptin e ri Cuorerosso, një veturë që dëshmon se marka italiane mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në botën e dizajnit automobilistik.

Modeli i ri karakterizohet nga linja elegante, forma sportive dhe një pamje agresive që ndërthur elemente të superveturave me stilin tradicional të Gran Turismo.

Pjesa e përparme dallohet për grilën karakteristike të Alfa Romeos dhe fenerët në formë pyke, të përbërë nga dhjetëra drita LED.

Pjesa anësore tërheq vëmendjen me kthesat elegante të karrocerisë, xhamat e veçantë dhe rrotat e mëdha me ngjyrë ari.

Në pjesën e pasme, koncepti sjell drita rrethore LED dhe shkarkues të vendosur në qendër të parakolpit.

Siç ishte thënë më herët, prodhuesi italian do ta prezantojë modelin e ri Cuorerosso në panairin e automobilave në Paris në vitin 2026.

Koncepti ka katër dyer, katër ulëse dhe, të paktën në versionin aktual, një motor tradicional me benzinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.