KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme

Kurti takon senatorët amerikanë, kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, dhe senatorin, Dick Durbin, në vizitën e tij të parë në Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë bëri të ditur se senatorët e uruan për mandatin e ri dhe zgjedhjen e presidentes.

“Kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuuar në forcimin e marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ta kërkova përkrahje për anëtarësimin në NATO, si dhe për shndërrimin e Bondsteel-it në bazë të përhershme ushtarake”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, kryeministri tha se paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq.

“Me senatorët Shaheen dhe Durbin, biseduam edhe për reformat në arsim dhe vettingun në drejtësi, për krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.  Përgjatë pesë vjetëve të fundit eksporti i shërbimeve të TIK-ut është pesëfishuar dhe aktualisht ky sektor përbën 6% të Bruto Produktit Vendor. Ekonomia jonë vazhdon të rritet me mbi 4%, ndërsa ky mandat qeverisës do të jetë i hekurudhave, digave, industrisë së mbrojtjes, e stadiumeve sportive drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, përfundoi Kurti./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.