KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale pas bujës për videot intime

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale pas bujës për videot intime

Pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të diskutimeve rreth videove intime të kompozitorit Adrian Hila, Monika Lubonja, është rikthyer me një postim të ri në rrjetet sociale.

Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por një fjali e thënë prej saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Monika në video, duke përdorur një shprehje të njohur popullore.

Foto: Instagram

Kjo vjen në një kohë kur emri i saj është përmendur gjerësisht në mediat rozë, pas qarkullimit të materialeve private në internet.

Për këtë arsye, shprehja e përdorur prej saj mund të shihet si një mesazh i tërthortë për gjithë vëmendjen e krijuar, megjithëse aktorja nuk e lidh drejtpërdrejt deklaratën me këtë çështje.

Mbetet e paqartë nëse fjalët janë zgjedhur si një reagim ndaj situatës së fundit apo janë thjesht pjesë e videos promovuese.

Ndërkohë, ditët e fundit, edhe persona të njohur kanë folur publikisht për gjendjen e aktores, duke treguar se situata e ka prekur dhe duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë së saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.