KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Xhemajli tregon si ra në duart e UDB-së: Më arrestuan me materiale propagandistike në tavolinë

Xhemajli tregon si ra në duart e UDB-së: Më arrestuan me materiale propagandistike në tavolinë

Veprimtari, Bajrush Xhemajli ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, arrestimin e tij më 14 dhjetor 1982 dhe mënyrën se si autoritetet jugosllave kishin arritur të zbulonin veprimtarinë e grupit ilegal ku bënte pjesë.

Ai ka thënë se në momentin e arrestimit ishte duke bërë ushtrime në banesë, ndërsa policët hynë me armë automatike. Sipas tij, në tavolinë ndodheshin materialet propagandistike dhe aparati i fotokopjimit që grupi e përdorte për përgatitjen e botimit të ri të revistës “Liria”.

“UDB-ja sigurisht që e ka ditur, se edhe ashtu më ka zënë duke e ditur”, ka deklaruar Xhemajli, duke shtuar se nuk e di saktësisht se si kishin arritur informacionet te organet e sigurimit.

Ai ka treguar se grupi synonte të botonte numrin e shtatë të revistës “Liria”, duke vazhduar traditën e numrave të mëparshëm, ndërsa arrestimi i tij dhe i pjesëtarëve të tjerë e ndërpreu këtë përpjekje.

Xhemajli ka bërë të ditur se ishte dënuar me 14 vjet burgim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.