KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi (VIDEO)

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi (VIDEO)

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur sërish për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Jakup Krasniqi.

Ajo në DPT te Fidani deklaroi se po të kishte drejtësi, ish-krerët e UÇK-së sot do të ishin në shtëpi.

"Fatkeqësisht, ky ka qenë një proces i deformuar në thelb. Është zhvilluar pa asnjë lloj mbikëqyrje. Ne nuk e kemi dëgjuar Bashkimin Evropian të deklarohet për procesin, deri tani. Kur reaguam ne si shtet, jo si parti politike. Pa asnjë lloj, një monstrum juridik", tha Çitaku.

Çitaku theksoi se kjo gjykatë u themelua nga vet Kosova si rezultat i një letër-këmbimi me BE-në.

"Ne jemi vetëm të interesuar që ta kthejmë procesin në binarë të drejtë", shtoi sekretarja e PDK-së në Klan Kosova.

Ajo shtoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, e kanë llogaritë veten të vdekur në ditën që e kanë veshë uniformën e UÇK-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.