KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Drejtësisë për rastin e Iva Mihajllovës: Përkatësia etnike nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar

Ministria e Drejtësisë për rastin e Iva Mihajllovës: Përkatësia etnike nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me rastin e Iva Mihajlovës, ndërsa shpreh shqetësim për pritjen e saj në nivel të lartë në Sofje, në kohën kur ndaj saj është në fuqi një ndalesë gjyqësore.

“Sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit, respektim të vendimeve gjyqësore dhe zbatim të përpiktë të procedurave ligjore. Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar apo zbatim të ndryshëm të ligjit”.

“Si dy shtete fqinje të përkushtuara ndaj perspektivës evropiane, kemi detyrimin që marrëdhëniet tona t’i ndërtojmë mbi besimin e ndërsjellë, respektin dhe bashkëpunimin juridik efikas. Kjo nënkupton edhe respektimin e përpiktë të detyrimeve ligjore dhe pavarësisë së procedurave gjyqësore”.

“Ministria e Drejtësisë thekson rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit institucional, me qëllim që të gjitha çështjet e hapura të sqarohen në bazë të fakteve, ligjeve dhe mekanizmave juridikë ndërkombëtarë. Vlerat evropiane nuk janë vetëm deklaratë, por detyrim. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtime dhe pa selektivitet”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.