KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama kërkon reagimin e Prokurorisë pas deklaratave të zyrtarëve të VV-së: Kush e kontrollon drejtësinë?

Rama kërkon reagimin e Prokurorisë pas deklaratave të zyrtarëve të VV-së: Kush e kontrollon drejtësinë?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas postimeve të disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë paralajmëruar ndjekjen e personave që i kanë cilësuar si “peshq të mëdhenj”.

Rama, duke iu referuar këtyre deklarimeve, ka kërkuar reagimin e Prokurorisë, duke ngritur pikëpyetje lidhur me pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Prokurori, a po i dëgjoni kërcënimet që bëhen në emrin tuaj? Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka pretenduar se kërcënimet ndaj tij janë intensifikuar kohëve të fundit nga deputetë dhe asambleistë të LVV-së, të cilët, sipas tij, po kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij.

Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këto deklarime dhe të japin përgjigje lidhur me shqetësimet e ngritura.

Ai ka shtruar gjithashtu pyetje nëse institucionet e drejtësisë veprojnë në mënyrë të pavarur apo në bazë të interesave politike.

Kryetari i Prishtinës ka theksuar se askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet shtetërore si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo personave që kanë mendime të ndryshme.

“Mandatin tim nuk ma ka dhënë asnjë militant dhe asnjë zyrë pushteti. Ma kanë dhënë qytetarët e Prishtinës. Dhe para tyre jap llogari për përgjegjësinë që kam marrë”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Rama ka thënë se nuk do të zmbrapset përballë presionit politik dhe se do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë e tij ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

“Ta keni të qartë, nuk më heshtni dhe nuk më ndalni! Liria ime nuk fillon e nuk përfundon në zyrat tuaja. Dhe mbajeni mend, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime. Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve të saj!”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.