KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hajduku i Ron Raçit në elitën e Evropës për mbrojtjen, lënë pas Barcelonën dhe Benficën në një statistikë evropiane

Hajduku i Ron Raçit në elitën e Evropës për mbrojtjen, lënë pas Barcelonën dhe Benficën në një statistikë evropiane

Hajduku i Splitit po spikat me organizimin e tij mbrojtës këtë sezon, duke u renditur ndër skuadrat më të mira në Evropë për një statistikë të veçantë. Sipas një studimi të Observatorit të Futbollit (CIES), skuadra kroate është e shtata në mesin e 32 klubeve të ligave kryesore evropiane për numrin më të vogël të goditjeve të lejuara nga kundërshtarët.

Në këtë sukses të skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll Gonzalo Garcia, pjesë e rëndësishme është edhe mbrojtësi kosovar Ron Raçi, i cili po luan me sukses në repartin defensiv të Hajdukut.

Organizimi i skuadrës dhe aftësia për të ndalur aksionet e kundërshtarëve janë ndër elementet që po e ndihmojnë klubin e Splitit të regjistrojë këto shifra pozitive.

Sipas të dhënave të CIES, kundërshtarët e Hajdukut regjistrojnë mesatarisht vetëm 6.50 goditje për 90 minuta. Kjo statistikë e vendos klubin kroat përpara emrave të njohur si Benfica dhe Barcelona, ndërsa në dhjetëshen e parë gjenden edhe Bayern Munich, Panathinaikos e Vitória Guimarães.

Bayerni kryeson renditjen me vetëm 4.90 goditje të lejuara për ndeshje, i ndjekur nga FK Kharkiv me 5.84, Panathinaikos me 6.12, RFS me 6.19, Dynamo Moska me 6.27 dhe Vitória Guimarães me 6.34. Pas Hajdukut renditen LNZ Cherkasy me 6.51, Benfica me 6.58 dhe Barcelona me 6.68 goditje për 90 minuta.

Garcia kërkon mbrojtje përmes kontrollit të lojës

Trajneri Garcia nuk synon që skuadra e tij të mbrohet vazhdimisht me një bllok të ulët pranë zonës së portës. Përkundrazi, Hajduku përpiqet ta kontrollojë lojën përmes posedimit të topit dhe presionit të lartë në gjysmën e kundërshtarit. Një nga parimet kryesore është reagimi agresiv menjëherë pas humbjes së topit, për të mos lejuar kundërshtarin të organizojë sulme të rrezikshme.

Kjo qasje u pa edhe në fitoren 2-1 ndaj Dinamos, ku Hajduku, veçanërisht në pjesën e dytë, ushtroi presion të vazhdueshëm pas humbjeve të topit dhe ia vështirësoi kundërshtarit daljen përpara. Në këtë organizim mbrojtës, Raçi dhe pjesa tjetër e repartit defensiv kanë përgjegjësi të rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës.

Përveç Ron Raçit, te Hajduku aktivizohen edhe futbollistët shqiptarë Adrion Pajaziti dhe Etnik Brruti, duke e bërë klubin kroat një skuadër me interes të veçantë edhe për tifozët shqiptarë.

Shifrat pozitive, por problemet nuk janë zhdukur

Hajduku ka regjistruar gjithashtu tregues pozitivë në kampionatin kroat. Pas nëntë ndeshjeve, skuadra ka pësuar nëntë gola, duke u renditur ndër mbrojtjet më të mira të ligës. Vetëm Rijeka dhe Varazdini kishin pësuar më pak gola në momentin e publikimit të raportit, nga shtatë secila, ndërsa Dinamo kishte pësuar 11, por me më pak ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, statistikat duhen interpretuar me kujdes. Numri i vogël i goditjeve të lejuara nuk garanton automatikisht se një skuadër nuk krijon hapësira për raste të rrezikshme.

Humbja 0-3 ndaj Rijekës dhe disa situata të vështira në ndeshjen me Dinamon dëshmojnë se Hajduku ende ka hapësirë për përmirësim, sidomos në shmangien e gabimeve individuale.

Sidoqoftë, shifrat tregojnë se skuadra e Garcias po ndërton një identitet të qartë taktik. Për Ron Raçin, i cili po kontribuon në repartin defensiv, dhe për futbollistët e tjerë shqiptarë të klubit, ky është një sezon në të cilin Hajduku po dëshmon se mund të konkurrojë me shifra mbresëlënëse edhe në krahasim me klube të njohura evropian. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.