KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Mbretëresha spanjolle mahnit me stilin elegant në paradën ushtarake

Mbretëresha spanjolle mahnit me stilin elegant në paradën ushtarake

Mbretëresha Letizia u shfaq me një tjetër veshje elegante gjatë paradës ushtarake në Madrid, të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës.

Ajo zgjodhi një fustan rozë pastel, me prerje të lirshme dhe mëngë të gjata, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.

Mbretëresha mori pjesë në ceremoninë tradicionale së bashku me bashkëshortin e saj, mbretin Felipe VI, dhe dy vajzat e tyre.

Foto: Reuters

Parada është një nga ngjarjet më të rëndësishme të familjes mbretërore spanjolle dhe ndiqet çdo vit me interes të madh.

Fustani, në ngjyrë rozë pudër, kishte belin e theksuar dhe fundin që zgjerohej lehtë drejt pjesës së poshtme.

Foto: Reuters

Për ta kompletuar pamjen, Letizia kishte zgjedhur një çantë dhe këpucë në nuanca më të errëta, derisa flokët e gjatë të zinj i mbante të lëshuar.

Mbretëresha e ndoqi paradën nga tribuna ceremoniale, pranë mbretit dhe vajzave të tyre.

Foto: Reuters

Princesha Leonor u shfaq me uniformë ushtarake, njësoj si babai i saj, teksa princesha Sofia kishte zgjedhur një kostum të kuq, me pantallona dhe xhaketë me kopsa të dyfishta.

Sipas fotografive të publikuara nga Reuters, familja mbretërore e ndoqi parakalimin e trupave ushtarake së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

Foto: Reuters

Dita Kombëtare e Spanjës shënohet çdo vit më 12 tetor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.