KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lija e deleve në Kosovë, Shqipëria merr masa parandaluese

Lija e deleve në Kosovë, Shqipëria merr masa parandaluese

Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë zonat ku kërkohet më shumë vëmendje për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes së njohur si linja e deleve në Kosovë, thotë specialisti i shërbimit veterinar, Bajram Peposhi.

“Ne, si vend kufitar me Kosovën, kemi disa fermerë që mbarështojnë kafshë edhe në Kosovë. Vitin e kaluar dhe në vitet e tjera nuk kanë pasur probleme, por këtë vit në Kosovë janë shfaqur sëmundje të ndryshme, ndër të cilat edhe një sëmundje që është përmendur në Shqipëri dhe që ka mbërritur në Kosovë, e quajtur lia e dhenve.

Lia e dhenve është një sëmundje me ngordhshmëri shumë të lartë, mbi 70%. Kafshët kanë temperaturë dhe u shfaqen pulla të kuqe në lëkurë, si në pjesët e dukshme, ashtu edhe në ato të padukshme”, u shpreh specialisti.

Pas përfundimit të periudhës së verimit të tufave në bjeshkë, sipas Peposhit, kjo është edhe koha e përshtatshme për vaksinimin e tyre. Vaksinimi në kohë dhe zbatimi i masave parandaluese janë thelbësore për të ulur rrezikun e përhapjes së sëmundjes.

“Të gjithë krerët mbi dy-tre muaj lart duhet të vaksinohen. Vetëm vaksina i mbron. Nëse shfaqet sëmundja nuk ka asnjë medikament që mund të shpëtojë kafshën”, tha Peposhi.

Ndërkohë, veterinerët vijojnë të jenë në terren, duke këshilluar blegtorët, monitoruar gjendjen shëndetësore të bagëtive dhe kontrolluar tufat, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes dhe mbrojtjen e bagëtive./RTSH

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.