KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” paralajmëron për rrezik në Krushë të Vogël: Qytetarët të mos i afrohen gropës

KRU “Gjakova” paralajmëron për rrezik në Krushë të Vogël: Qytetarët të mos i afrohen gropës

KRU “Gjakova” ka njoftuar se në fshatin Krushë e Vogël janë duke u zhvilluar punime për sanimin e një defekti në gypin e ujësjellësit, ndërsa ka paralajmëruar banorët për rrezikun që paraqet zona ku po kryhen punimet.

Sipas njoftimit të kompanisë, gropa ku po punohet është rreth 6.5 metra e thellë. Prania e ujit dhe e baltës rrit rrezikun e shembjes së dheut, duke paraqitur kërcënim për sigurinë e qytetarëve.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos i afrohen gropës gjatë zhvillimit të punimeve.

Kompania ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë larg zonës së rrezikshme, për të shmangur çdo incident të mundshëm. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.